• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Edhe një ëngjëll nga qielli e duartrokiti Kombëtaren në Gjermani

29/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Keze Kozeta Zylo

Kampionati Europian i futbollit bashkoi zemrat e shqiptarëve dhe ndezi atmosferën duke gjëmuar me brohorima nëpër sheshe, stadiume për kuqezinjtë kombëtarë që u ndeshën me kampionet e botës në futboll.  Çfarë krenarie na kanë dhënë me lojën e tyre dinjitoze. U ndjemë kryelartë për vendin tonë, treguam kulturë në tribuna, në qytete dhe kudo.

Por në këtë shkrim nuk dua të merrem me emocionet e papërshkrueshme që na dhanë futbollistët tanë, por me një Ëngjëll që edhe pse nuk ishte fizikisht ai duartrokiste nga qielli.  

E ka emrin Luan.  Luanët nuk vdesin, thonë se jetojnë dhe pas vdekjes.

Luan Hoxha mjerisht humbi jetën tragjikisht në moshën 46 vjeçare, shtatorin e kaluar, 2023.  E kush nuk u pikëllua për Luanin, ikjen e tij të parakohshme, ai ishte një zotëri, bamirës, punëtor i palodhur…  Vëllanë e tij Alketin, një flori djalë e kemi pasur në Shkollën Shqipe “Alba Life” dhe natyrisht dhimbja bëhet dhe më e madhe…

Luani e kishte ëndërr të madhe të shkonte në stadium në Gjermani që në momentin që kombëtarja u kualifikua për të hyrë në Kampionatin Europian 2024.  Ai bashkë me Admirin djalin e xhaxhait, Alketin vëllai dhe dy shokë Eltoni dhe Gjergji vendosën të blenin biletat dhe të shkonin në Duseldorf, Gjermani për të parë ndeshjen Shqipëri-Spanjë.  

Dhe ja erdhi dita e ndeshjes pas 9 muajsh, por Luani nuk mund të vinte dot, ai ka zënë vend në parajsë në qiell, se atje e ka vendin kjo racë bamirësish. 

Atëherë Amiri, Alketi, Eltoni dhe Gjergji u frymëzuan që amanetin e Luanit ta çonin në vend, se siç thotë populli amanetin nuk e tret as dheu.

Të katërt si vëllezërit e Luanit stamposën bluzat e kuq e zi me fytyrën ëngjëllore të Luanit ku shkruhej: “In loving Memory, of beloved brother and friend, Luan Hoxha.”

Çfarë emocioni ndjeva kur i pashë bluzat të stamposura me një Ëngjëll që dukej sikur merrte pjesë dhe duartrokiste vëllezërit shqiptarë, kombëtaren që aq shumë e donte. 

Të katërt fluturuan së bashku me Luanin në gjoks, bën tifozllëk, duartrokitje dhe për Ëngjëllin nga qielli që e dashuronte aq shumë sportin e futbollit, por më shumë ishte krenar që kombëtarja kuq e zi hyri në Kampionatin Europian.

Të katërt udhëtuan jo vetëm si tifozë të zjarrtë, por kishin me vete dhe një Luan, çka të kujton thënien si: Është më mirë të jesh një luan për një ditë sesa një dele gjithë jetën, që s’të kujton kush.

Luani ishte në stadium, ndonëse jo fizikisht, por ishte shpirti i tij që bëri dritë nga Parajsa dhe duartrokiti si nje spektator nga qielli, Kombëtaren tonë.

Ju lumtë djema që realizuat ëndrrën e një Ëngjëlli dhe natyrisht ju keni marrë bekimin e tij.  I përjetshëm kujtimi i Luanit! 

Qershor, 2024/ Staten Island, New York/Marrë nga Gazeta Illyria

ImageImage

 

Next Post

“Magjistar” në mesfushën e Bologna, “gjigantët” e Italisë vihen pas “fantazistit” skocez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.