Friday, 23. October 2026
Sport

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

GS 23/10/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka firmosur dekretet për t’u dhënë shtetësinë shqiptare portierit italian të Cagliarit, Elia Caprile, dhe mbrojtësit nga Kosova, Amar Gërxhaliu.

Të publikuara më 19 tetor 2026, dekretet konfirmojnë se të dy futbollistët janë pajisur me shtetësi shqiptare pas kërkesave të tyre.

Gërxhaliu, 24 vjeç, luan tek Erzurumspori në Superligën Turke.

Më herët, ai është aktivizuar me ekipin e Kosovës U21.

Ai në fakt është rikthyer te kombëtarja e Shqipërisë, pasi më parë e kishte përfaqësuar kombëtaren U18 të kuqezinjëve, sipas “Transfermarkt”.

Me kombëtaren A të Kosovës ishte i ftuar në kualifikimet e EURO 2024, por që ishte në stol për ndeshjet ndaj Rumanisë si vendase dhe ndaj Bjellorusisë si mysafire.

Teilen: