• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Edhe një klub tjetër i madh italian e do Zhegrovën.

22/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Milanit, edhe klub tjetër i madh italian e do Zhegrovën.

Edon Zhegrova është bërë objektiv i klubeve italiane.

Ylli kosovar në javët e fundit lidhej me një transferim të mundshëm në Milan gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, “Rossoneri” nuk janë të vetmit në Itali që e pëlqejnë futbollistin e Lillet.

E përditshmja italiane “Corriere dello sport”, raporton se në garë për sulmuesin e krahut është futur edhe Napoli, përcjell Gazeta Express.

Presidenti Aurelio De Laurentiis e pëlqen tej mase 24 vjeçarin.

Mediumi italian e ka përshkruar lojën që e bën Zhegrova dhe aftësitë e tij në fushën e blertë.

“Nëse Napoli do ta ketë të nevojshme ta gjejë një lojtar të krahut, aty është Edon Zhegrova i Lillet, i cili mund ta mbulojë atë hapësirë: e mban mirë topin në këmbë, ka një driblim që e karakterizon dhe e ka edhe një vlerë të arritshme (kapshme). Për momentin, të gjitha rrugët të çojnë në Francë”, shkruan “Corriere dell Sport”.

Zhegrova është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë pas eksperiencave që i pati në Zvicër me Baselin dhe tash në Francë me Lillen.

Natyrisht, ëndërr e tij e fëmijërisë është Barcelona, por për momentin më i mundshëm për të duket një transferim në Serie A, përcjell Gazeta Express.

Vitin e kaluar, interesim për përfaqësuesin kosovar kishte shfaqur edhe Arsenali në Angli.

Zhegrova ishte pjesë e “Dardanëve” në dy ndeshjet e qershorit, ndërsa shënoi gol ndaj Rumanisë, por ai iu anulua nga gjyqtari përmes sistemit VAR.

Next Post

Lotar Mateus: Paraqitje zhgënjyese të Gjermanisë, realiteti dhemb! Nuk dimë të realizojmë as pasat elementarë…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.