Friday, 7. August 2026
Sport

Edhe Seferi ndryshon skuadër, sulmuesi prezantohet te Kayserispor

GS 07/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ky sesion i merkatos ka qenë “i nxehtë” për lojtarët e kombëtares shqiptare, pasi shumë prej tyre kanë ndryshuar skuadër.

I fundit është Taulant Seferi, që largohet nga Bodrumspor, por do të vazhdojë të luajë në Ligën e Parë turke, tashmë me skuadrën e Kayserispor.

Sulmuesi 29-vjeçar do të nisë një eksperiencë të re në karrierë. Sezonin e kaluar ai shënoi 17 gola me fanellën e Bodrumsporit në ligën e parë turke.

Teilen: