Thursday, 19. February 2026
Sport

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

Shkëndija e Tetovës ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut.

Skuadra tetovare humbi në Shkup të enjten mbrëma nga Samsunspori turk me rezultatin 1:0. 

Sulmuesi Cherif Ndiaye humbi penalltinë për mysafirët në minutën e shtatë, ndërsa golin e fitores e realizoi Marius, në minutën e 77-të. 

Ndeshja kthyese luhet javën e ardhshme.

Teilen: