Futbollisti i njohur Yll Hoxha ka njoftuar largimin nga FC Suhareka pas dy viteve me klubin. Mbrojtësi i majtë shprehu mirënjohjen për klubin dhe tifozët, duke theksuar se është gati për kapitullin e radhës në karrierën e tij.
Komunikata e plotë nga Yll Hoxha:
“Dy vite në FC Suhareka – një vit plot suksese, tjetri plot mësime dhe reflektim.
Faleminderit klubit FC Suhareka për mundësinë, dhe tifozëve për mbështetjen në çdo moment.
Mirënjohje për ata që vlerësuan angazhimin dhe profesionalizmin tim.
Gati për kapitullin e radhës!”