Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke u kërkuar falje tifozëve shkodranë dhe jo vetëm për atë veprim të bërë pas ndeshjes me Dinamon të fituar nga kuqeblutë me rezultatin 1-0. Megjithatë, trajneri i kuqebluve nuk i ka kursyer edhe fjalët e ashpra.
Postimi i plotë i trajnerit të Vllaznisë:
Tifoze shkodrane dhe jo vetem me lejoni qe me ane te ketij postimi du t’ju kerkoj ndjese per ate veprim te bere pas ndeshjes nga ana ime ,qe ka pasur lidhje thjesht me emocionet e akumuluara pas nje ndeshje te veshtire qe donim me cdo kusht ta fitonim dhe e arritem me shume mund.Sa per ato hienat qe dalin neper studio i them qe pervecse me motivoni mua dhe djemt e ekipit tim nuk na beni asgje tjeter sepse ne jemi VLLAZNIA.


