• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Edin Kolgeci, kryetar i ri i Federatës së Hendbollit të Kosovës

30/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edin Kolgeci është kryetar i ri i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kolgeci e mori përkrahjen e plotë të delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të FHK-së të mbajtur të enjten në Prishtinë.

Kolgeci është doktor, kurse ka drejtuar për kohë të gjatë klubin Prishtina. Është edhe ish-hendbollist.

Ai ishte kandidati i vetëm për postin e kryetarit.

Në tri mandatet e kaluara FHK-në e ka udhëhequr Eugen Saraçini.

Mandati i Kolgecit është katërvjeçar. Kolgeci ka falënderuar delegatët për besimin, ndërsa ka premtuar punë maksimale dhe bashkëpunim me të gjitha palët për rritjen e mëtejmë të hendbollit kosovar.

Nënkryetar u zgjodh Xhavit Morina, ndërsa anëtare të Bordit me votat e delegatëve u zgjodhën Fatmire Ferati e Vlora Jashari.

Pjesë e bordit të ri janë edhe Shemsa Sadiku, që përfaqëson komunitetet, Isak Osmani i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe Faruk Shala i shoqatës së trajnerëve.

Presidenti Kolgeci e shfrytëzoi të drejtën statutore për zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit.

Anëtarë të tjerë të Bordit janë: Eugen Saraçini, Fisnik Salihu e Agon Haxhikadrija.

Në Kuvendin Zgjedhor ishin 36 prej 37 delegatëve.

Është mbajtur edhe Kuvendi i Punës.

Janë miratuar raporti i punës, raporti financiar dhe i auditimit, plani i punës dhe financiar për vitin 2025.

Janë miratuar edhe ndryshimet statutore, në përputhje me ligjin e ri për sport.

Është vendosur për themelimin e shoqatës së hendbollistëve, ashtu si kërkohet me ligjin e ri. Kryetari i shoqatës me automatizëm bëhet pjesë e bordit të FHK-së.

Next Post

Tentuan të sulmojnë autobusin me tifozë gjermanë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.