Wednesday, 13. May 2026
Sport

Edita Medunjanin dhe Rrezarta Kçiku në Bullgari 

GS 13/05/2025 1 Min. Lesezeit

Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK dhe Rrezarta Kçiku, Asistente Ekzekutive në FBK do të marrin pjesë në takimin e Projektit SHOOTER.

Takimi i radhës i projektit SHOOTER do të mbahet në Bullgari.

Projekti SHOOTER po hyn në një fazë më dinamike zhvillimi, me hapa gjithnjë e më të shpejtë drejt realizimit të qëllimeve të tij. 

Takimi i radhës i Steering Committee do të mbahet më 14 maj në Bullgari, ku partnerët do të diskutojnë progresin e deritanishëm dhe do të planifikojnë hapat e ardhshëm të projektit.

Ky Projekt Inovativ synon pajisjen e Federatave Evropiane të Basketbollit me mjete digjitale për menaxhim më efikas, duke sjellë një qasje moderne në administrimin e sportit.

Projekti udhëhiqet nga Federata e Basketbollit të Katalonisë dhe realizohet në bashkëpunim me Federatat e Irlandës, Bullgarisë dhe Kosovës.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka arritur të përfshihet në Projektin Unovativ SHOOTER, që ka marrë mbështetje nga programi Erasmus+.

Teilen: