• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Editorial nga FABIO KAPELO/ Merkato dhe ide, ja si forcohet Milani

23/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në janar, kur manovrat e shkëlqyera të Milanit për të forcuar skuadrën do të jenë në kulmin e tyre, kuqezinjtë do të jenë në gjendje të realizojnë ndonjë nënshkrim të ri dhe do të ishte një goditje e madhe. Rikthimi i Ismael Benaserit mund të ndryshojë fytyrën e skuadrës, pasi sot Piolit i mungon një lojtar si ai. Algjeriani është një lojtar prej Milani në të gjitha aspektet. Ai e njeh lojën dhe nuk do të ketë nevojë për kohë për të rimarrë kontrollin e mesfushës, Pioli do të fitojë kohë me Benaserin.

kapelo

Vetë fakti i ndryshimit kaq shumë gjatë verës, megjithatë, doli të ishte një rrezik për kuqezinjtë që investuan rreth 132 milionë euro duke blerë dhjetë lojtarë, por jo të gjithë rezultuan në lartësinë e detyrës. Jo për momentin të paktën. Mendoj për Samuel Çukvuezen, i cili në Spanjë, me fanellën e Vijarealit, bëri gjëra të mrekullueshme, por që te Milani është ende një lojtar shumë i ndrojtur. Një çështje e takticizmave, natyrisht, por edhe e presionit. Për shkak se fanella kuqezi peshon më shumë se të tjerat, përballimi i ndikimit të një stadiumi si “San Siro” kërkon një sasi të konsiderueshme personaliteti.

Ashtu si nigeriani, edhe të ardhurit e tjerë po kanë vështirësi. Një shenjë se merkatoja ishte e rëndësishme, por se ndoshta janë bërë disa gabime vlerësimi në fazën e planifikimit. Sado inovativ dhe magjepsës të jetë, sistemi “Moneyball”, domethënë ai që mbështetet në algoritme për të zgjedhur lojtarët më të përshtatshëm për projektin teknik, duket se nuk është imun ndaj gabimeve. Ka të ngjarë që Milani dëshiron të korrigjojë atë që është bërë duke modifikuar skuadrën në të gjitha repartet, edhe nëse ndërhyrja për të përmirësuar gjërat nuk mjafton. Ajo që shpresoj është që objektivat e merkatos së dimrit të jenë në nivelin e fanellës së Milanit. Rregullimi i gjërave në lëvizje ka kuptim vetëm nëse ngrihet niveli. Nëse drejtuesit punojnë në këtë drejtim, Milani do të jetë në gjendje të rikuperojë terren dhe të bëhet më konkurrues.

Personalisht rikthimi në garë për titullin është objektivisht shumë i vështirë. Tetë pikë larg liderit Inter janë shumë dhe Milani me ulje e ngritje i kohëve të fundit, pa devijime, rrezikon të akumulojë më shumë vonesa. Mendoj se Pioli dhe skuadra e tij duhet së pari të fokusohen në zonën e Champions-it dhe të mos e harrojnë këtë objektiv, pjesa tjetër do të shihen gjatë rrugës. Ambicia ushqehet edhe nga rezultatet. E ardhmja, sidoqoftë, është tani dhe Milani nuk mund t’i lejojë vetes të bëjë gabime. Pioli duhet të fitojë dhe ta bëjë pa Leaon e Zhirunë. Sidoqoftë, unë pres që Teo Hernandez dhe Ruben Loftus-Çik të udhëheqin shokët e tyre.

Anglezi mund të ketë një ndikim të madh, për sa kohë që është fizikisht i aftë. Zhiru, i pezulluar ndaj Fiorentinës, është pikë referimi dhe garanci golash në Champions. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e Piolit do të jenë veçanërisht delikate. Alternativat e deritanishme nuk kanë bindur, duhet shpresuar që Çukvueze të nxjerrë në pah personalitetin që i ka munguar deri më tani dhe që Luka Joviç të jetë në gjendje të zhbllokojë veten. Kristian Pulisiç ka cilësia të mëdha, këtë e ka treguar edhe te kuqezinjtë, por vetëm ai nuk mund të mjaftojë, do të duhet të mendojnë si ekip.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ngacmon Interin nga Parisi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.