• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Edlir Tetova kërkon sërish kampionatin dhe Kupën

04/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia do të udhëtojë nesër në transfertën e Bylisit, për të luajtur ndeshjen e parë në çerekfinalen e Kupës.

Trajneri i rrogozhinasve deklaroi në konferencë për shtyp:

“Skuadra është në gjendje të mirë, atmosfera e mirë se vijmë pas fitores.

Përsëri Bylis, tani një tjetër kompeticion. Objektivat tona janë të qarta për kalimin e turit. Është ndeshje e vështirë sepse Bylis të paktën 20 minutat e fundit na vendosi pak në presion. Kështu do të jemi të kujdesshëm në ditën e nesërme.

Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, kemi përdorur rotacion gjatë dy fazave. Do të ketë ndërhyrje, por jo të shumta.

Të marrësh fitore nuk ndikon nga ana psikologjike në ekip, ndikon për mirë, jo për keq. Kështu mendojmë të mbajmë ritmin, ky është synimi kryesor.

Po të kapim nga fillimi, të gjithë lojtarët e Egnatias kanë minutazh pothuajse të barabartë në fushën e lojës. Boshti ka minutazh më shumë se të tjerët, por i gjithë ekipi ka minutazh.

Mendoj kemi marrë lojtarët që kemi dëshiruar ne si klub. Nota nuk vendoset tani, do të shikohet në fund.

Objektivat i kemi shpalos në fillim të sezonit, jemi ndërtuar të konkurrojmë në të dyja kompeticionet. Do të mbetet për t’u parë në vazhdim.

Çdo gjë do të shikohet më prapa se çfarë do të ndodhë me katërshen.

Jemi të përqëndruar te ndeshja e Kupës së nesërme me Bylisin dhe pastaj do të shikojmë ndeshjet e kampionatit njëra pas tjetrës.

Mendoj vetëm për tifozët. Na duhet mbështetje, kemi pasur mbështetje në ndeshjet brenda dhe jashtë, por mendoj lojtari i 12-të do të jetë shumë i rëndësishëm për ne në këtë sezon”, u shpreh Tetova.

Next Post

Levandovski, është ai “termometri” i Barçës së Flikut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.