Egnatia do të arrë pjesë për herë të parë në Champions League.
Rrogozhinasit vazhdojnë intensivisht përgatitjet për sfidën e parë në këtë turne që do ta luajnë ndaj Borci Banja Llukës.
Edlir Tetovën e mban në “ankth” vetëm Renato Malota. Mbrojtësi vuan nga një dëmtim dhe momentalisht është në “luftë” me kohën për të qenë gati ditën e mërkurë.
Vetëm Malota mban pezull timonierin, ndërsa pjesa tjetër e lotjarëve fatmirësisht është në formë të mirë. Kujtojmë se sfida me ekipin nga Bosnje – Hercegovania do të luhet ditën e mërkurë në orën 21:00. Rrugëtimin në Champions League kampionët e Shqipërisë do ta nisin në transfertë.