Sulmuesi i ekipit U17 të Besëlidhjes së Prishtinës, Edolind Topalli gjatë kësaj vere pritet të bëjë hapin e madh në karrierë.
Ai gjatë verës do t’i bashkohet akademisë së një klubi nga La Liga apo Bundesliga, varësisht nga marrëveshja.
Futbollisti i lindur në vitin 2009, tashmë ka kaluar me sukses provat të një skuadër e Bundesligës, kurse ditëve në vijim për dhjetë ditë do të jetë në prova te një skuadër nga La Liga.
Topalli është pjesë e Shkollës së Futbollit, Besëlidhja nga Prishtina dhe njëri prej sulmuesve më të mirë dhe më premtues të gjeneratës së tij.
Këtë sezon me ekipin U17 të Besëlidhjes, ka shënuar 23 gola kurse sezonin e shkuar ks luajtur edhe për ekipin U15 dhe në ndeshjet e të dyja gjeneratave kishte realizuar mbi 60 gola.
Ai është pjesë e agjencisë “KA Sportmanagement” dhe pritet të ketë një të ndritur.