Tuesday, 24. February 2026
Sport

Edon Zhegrova drejt rikthimit në Francë

GS 24/02/2026 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova mund të rikthehet në kampionatin francez të futbollit.

Sulmuesi kosovar nuk po gjen hapsira të mjaftueshme te Juventusi nën urdhërat e Luciano Spallettit, shkruan IndeksOnline.

Sipas medias italiane, ”Mediafoott’, Zhegrova gjatë afatit kalimtar veror mund të rikthehet në Francë, por jo te Lille.

Është Olimpique Marseille e cila nuk heq dorë për transferimin e Zhegrovës, ku do të përpiqen të transferojnë gjatë verës.

Profili i tij dinamik përputhet në mënyrë të përkryer me nevojat e identifikuara në krahët e sulmit te Marseille.

Zhegrova ishte një nga objektivat e klubit edhe verën e kaluar, por Lille nuk pranoi shitjen e tij te Marseille, dhe pastaj u transferua te Juventusi.

Teilen: