Edon Zhegrova është shfaqur si protagonist në ndeshjen që skuadra e tij Lille luajti në shtëpi kundër Strasburgut dhe që u mbyll në barazim 3-3.
Në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Ligue 1, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të me një asistim të Gomes. Vetëm 12 minuta më vonë vjen dhe dyfishimi, përsëri me firmën e Zhegrovës.
Një avantazh i dyfishtë, por që nuk u administrua si duhet pasi deri në minutën e 66-të Strasburgu përmbysi gjithçka duke shënuar tri herë. Gjashtë minuta nga fundi mbërriti dhe goli i vendasve me penallti për një barazim përfundimtarë 3-3.