Tuesday, 19. May 2026
Sport

Edon Zhegrova më i miri i muajit tetor te Lille

GS 08/11/2023 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor te skuadra franceze, Lille.

Klubi francez postoi një video në “X” duke njoftuar se sulmuesi kosovar ka fituar çmimin e më të mirit për muajin tetor.

Gjatë muajit tetor, 24 vjeçari luajti në gjashtë ndeshje në total (Ligue 1 dhe Conference League), duke kontribuar me katër asistime dhe një gol.

Zhegrova është njëri prej talentave më të mirë që ka Kosova.

Teilen: