Thursday, 14. May 2026
Sport

Edon Zhegrova mjeshtër i madh, mat me dy lëvizje skuadrës çeke në Champions League

GS 20/08/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, sonte ka treguar lojë të madhe në fanellën e skuadrës franceze Lille.

Skuadra franceze ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndal Sllavia Pragës, në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League. 

Zhegrova ka startuar nga minuta e parë duke dëshmuar angazhim e cilësi karshi rivalit.

Futbollisti David shënoi në minutën e 52-të. 

Në minutën e 77-të, David asistoi për Zhegrovën, ky me mjeshtri mashtroi tre mbrojtës duke u futur brenda 16-shit, me goditje të fortë shënoi për 2:0.  
 

Teilen: