• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Edon Zhegrova përfshihet në ekipin ideal të javës në Francë

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edon Zhegrova është përfshirë në ekipin ideal të javës në kampionatin francez.

Tifozët e kanë votuar yllin kosovar për krahun e djathtë të sulmit në xhiron e 12-të të formacionit më të mirë në Ligue 1.

25 vjeçari shkëlqeu në duel me Rennes duke i siguruar Lille fitoren me rezultatin 1-0 pikërisht falë golit të tij, të cilin e shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Përfaqësuesi kosovar kështu arriti në kuotën e katër golave në kampionatin francez në këtë edicion deri tani, ndërsa ka realizuar edhe katër të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Pa dyshim, ish-futbollisti i Baselit është duke kaluar nëpër formën më të mirë dhe gjatë verës që vjen mund ta bëjë hapin e radhës në karrierë.

Ofertat për të nuk mungojnë, ndërsa lojtarin e duan në Itali, në Gjermani dhe në Angli.

Vlera e kartonit të sulmuesit të krahut sipas “Transfermarkt” është 25 milionë euro.

Image

Next Post

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria mbetet në vend, arritje historike për Kosovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.