Tuesday, 31. March 2026
Sport

Edoni dhe Kenani përballë njëri-tjetrit, Juventus iu dëshiron fat

GS 31/03/2026 1 Min. Lesezeit

Sonte me fillim nga ora 20:45, përballë njëri-tjetrit do të jetë dy bashkëlojtarë te Juventusi, Edon Zhegrova dhe Kenan Yldiz.

“Zonja e vjetër” iu ka dëshiruar fat atyre në këtë ndeshje.

Skuadra italiane tha se ky takim do të jetë i Juventusit, shkruan faqja zyrtare në X.

“Dardanët” synojnë ta bëjnë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror.

Kjo lojë po pritet me padurim dhe shumë emocione nga të gjithë shqiptarët që sonte presin fitoren e kombëtarës së Kosovës.

Teilen: