Eduart Rroca është lojtari më i ri Dritës. Mesfushori 33-vjeçar ka lënë Turqinë pas 6 vitesh dhe ka firmosur për kampionët e Kosovës. Ai ka bërë edhe prezantimin me skuadrën e re, në prag të ndeshjes së radhës në Conference League.
Rroca është aktivizuar me disa skuadra në futbollin shqiptar, si Tërbuni, Luftëtari dhe Kukësi, ndërsa sezonet e fundit ka luajtur në Turqi. Për 4 sezone ka qenë pjesë e Istanbulspor, ku ka spikatur dhe ka shënuar 12 gola.
Vetëm një ditë më parë Drita prezantoi trajnerin e ri, Ardian Nuhiun, ndërsa sot bën një goditje të rëndësishme në merkato. Të enjten kampionët e Kosovës luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Tre Fiori, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Conference League.