Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Efekti Messi, rekord spektatorësh në MLS

GS 08/10/2024 1 Min. Lesezeit

Më shumë se 11 milionë tifozë ndoqën Major League Soccer (MLS) këtë sezon. Këtë e ka bërë të ditur vetë liga e Amerikës së Veriut. Rekordi i mëparshëm ishte 10.9 milionë spektatorë. Liga tha në një deklaratë se kishte mesatarisht 23,240 tifozë për ndeshje.

Sipas MLS, në këtë rritje ka kontribuar ardhja e yjeve ndërkombëtarë si Lionel Messi, prania e të cilit në kampionat shpesh herë i ka shtyrë skuadrat të luajnë në stadiume më të mëdha.

“Ardhja e yjeve ndërkombëtarë dhe puna e klubeve për të krijuar paketa unike të biletave dhe përvojat e ndeshjeve janë ndër arsyet kryesore për rritjen e vazhdueshme të frekuentimeve rekord në të gjithë MLS”, njoftoi liga.

Rekordi i ri është arritur ndërkohë që sezoni nuk ka përfunduar. Për të tretin vit radhazi numri i frekuentimeve i kalon 10 milionë fansa.

Teilen: