• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Egbo ende pa fitore te Prishtina, Llapi “rrëmben” barazimin në “Fadil Vokrri”

05/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë më parë Prishtina largoi trajnerin Debatik Curri, të cilin e zëvendësoi me ish-trajnerin kampion me Tiranën, Emanuel Egbo.  Nën drejtimin e nigerianit bardheblutë e Prishtinës kanë zhvilluar sonte ndeshjen e tretë, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” barazuan në shifrat 2-2 me Llapin.

Takim interesant, që i pati thuajse të gjitha, gola, penallti, përmbysje rezultati dhe karton i kuq. Përpos zhvillimeve të shumta në këtë takim, skuadrat ndanë pikët dhe Llapi ka shkuar në kuotën e 22 pikëve, po aq sa Drita e vendit të dytë. Ndërsa Prishtina mban vendin e pestë me 17 pikë.

Pjesa e parë foli për Prishtinën, që në minutën e 28′-të shënon me Jalen Blesa me penallti. Me fitoren 1-0 të skuadrës së Egbosë u mbyll pjesa e parë. Por sapo nis pjesa e dytë Prishtina merr një goditje, pasi Useini ndëshkohet me karton të kuq. Llapi e shfrytëzon shumë mirë avantazhin numerik dhe arrin të përmbysë rezultatin ku Hyseni shënoi dy gola, pikërisht në minutat 54′ dhe 67′. Gjithsesi 10 minuta më vonë Prishtina gjen forca dhe barazon rezultatin me të njëjtin autor, Blesa. Në fund gjithçka u mbyll në shifrat 2-2.

Next Post

Peja pa “frena” në Superligë, mund Bashkimin për fitoren e shtatë radhazi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.