Sunday, 2. August 2026
Sport

Egjipti dhe Maroku mbështesin Infantinon

GS 02/08/2026 1 Min. Lesezeit

Federata Egjiptiane e Futbollit dhe Federata Mbretërore Marokene e Futbollit kanë dalë në mbështetje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, pas vendimit të tij për të tërhequr projektin “FIFA Forward Enterprise”.

Në një deklaratë të përbashkët, dy federatat e vlerësuan këtë vendim si një veprim që, sipas tyre, kontribuon në ruajtjen e unitetit të futbollit ndërkombëtar dhe dëshmon gatishmërinë e FIFA-s për të dëgjuar qëndrimet e federatave anëtare, transmeton lajmi.net.

Ato theksuan gjithashtu mbështetjen e tyre për Infantinon dhe lidershipin e tij në krye të organizatës botërore të futbollit.

Projekti “FIFA Forward Enterprise” synonte krijimin e një kompanie të re që do të menaxhonte aktivitetet komerciale të FIFA-s, me pjesëmarrjen e investitorëve privatë. Megjithatë, iniciativa hasi në kundërshtime të forta nga konfederatat UEFA, AFC dhe CONCACAF.

Përballë presionit dhe kritikave të shumta, Infantino vendosi ta tërheqë projektin. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të përballet me thirrje nga disa qarqe për një rishikim të mënyrës së drejtimit të FIFA-s./lajmi.net/

Teilen: