Ndeshja Egnatia-Celje premton spektakël. Të zotët e shtëpisë kanë besim në aftësitë e veta pasi kanë një ekip të konsoliduar, i cili prej tri vitesh me radhë dominon Abissnet Superiore.
Ndërsa rivalët e radhës janë një formacion mjaft kompetitiv si Celje. Skuadra e sllovene është e bindur në aftësitë e veta ndërsa trajneri i tyre ka guuxuar në konferencën për shtyp duke i shtuar edhe më shumë presion të tijve, të cilët i konsideron si favorit.
“Për ne ndeshja me Egnatian është e radhës, mund të konsiderohet një prej takimeve të shumta që na presin këtë verë në arenën Europiane”, tha Vitor Campelos. Për teknikun portugez skuadra e Celje-s ka gjithçka për të treguar në këtë ndeshje, e cila nuk parashikohet shumë e lehtë. “Egnatian duhet ta marrim shumë seriozisht pasi tregoi sa e aftë ishte në dy ndeshjet kundër Petrocub”, analizoi portugezi.