Thursday, 13. August 2026
Sport

Egnatia, Dinamo e Shkëndija kërkojnë përmbysjen e madhe

GS 13/08/2026 2 Min. Lesezeit

Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia kërkon përmbysjen e madhe në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Pas humbjes 3:1 javën e shkuar në udhëtim nga Shamrock Rovers, Egnatia sonte prej orës 21:00 në Rrogozhinë luan ndeshjen e kthimit.

Te Egnatia po kërkojnë rikthimin e madh dhe kualifikimin në “play-off” të Ligës së Evropës dhe për këtë pritet të ketë përkrahje të madhe nga tribunat.

Në rast se Egnatia eliminohet nga ky raund, atëherë do të paraqitet në “play-offin” e Ligës së Konferencës, që është niveli i tretë i garave të UEFA-s.

Krahas Egnatias, rikthimin dhe kalimin tutje po e kërkon edhe Dinamo e Tiranës që prej orës 21:00 në stadiumin “Air Albania” përballet me Audan.

Dinamo ka pësuar 1:0 në ndeshjen e parë dhe tani kërkon përbysjen për ta kaluar me sukses raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, në situatë të tillë është edhe Shkëndija e Tetovës që në Shkup prej orës 20:00 luan kundër Hibernianit ndeshjen e kthimit pasi të parën e ka humbur me shifrat 2:1.

 

 

Teilen: