Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Egnatias dhe skuadrës së Kukësit, e vlefshme kjo për xhiron e 11 të Superligës së Shqipërisë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, Egnatia e ka mposhtur 2:1 skuadrën e Kukësit.
Golat për vendasit i shënuan Fernando Medeiros (minuta e 36’) dhe Sebastian Spahiu (minuta e 56’), kurse golin e nderit për Kukësin e shënoi Sebastian La Torre në minutën e 26’.
Me pikët e reja, Egnatia e përforcon kreun e tabelës ku ngjitet në kuotën e 23 pikëve, tre sosh më shumë se kampioni, Partizani, që zë vendin e dytë me 20 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në anën tjetër, Kukësi renditet në vendin e pestë me 13 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Egnatias.