Wednesday, 22. April 2026
Sport

Egnatia fiton minimalisht ndaj Teutës dhe i ngjitet pas Vllaznisë

GS 28/10/2025 1 Min. Lesezeit

Egnatia arriti një fitore të vlefshme 1-0 përballë Teutës në javën e nëntë të Superiores, në ‘Egnatia Arena’. Pas dy barazimeve radhazi me Dinamon dhe Partizanin, skuadra e drejtuar nga trajneri kërkonte rikthimin te triumfet, ndërsa Teuta vinte pas fitores ndaj Flamurtarit dhe synonte vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 43-të. Kotobelli humbi topin para zonës së vet, dhe Selmani e shfrytëzoi gabimin duke gjetur Albanese-n nga krahu i majtë, i cili gjuajti saktë dhe mposhti pa vështirësi portierin Selmani, duke vendosur rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në kuotën e 18 pikëve, duke i bërë presion Vllaznisë, që ka një pikë më shumë. Teuta, nga ana tjetër, mbetet me 14 pikë, duke humbur mundësinë për t’u afruar në krye të tabelës.

Teilen: