Sunday, 17. May 2026
Sport

Egnatia, “leksion” Elbasanit

GS 17/05/2026 2 Min. Lesezeit

Egnatia ka arritur një fitore bindëse në “Air Albania”, 4-0 përballë Elbasanit, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport).

Në pjesën e  parë skuadra rrogozhinase u shfaq dominuese duke shënuar tri herë në portën e kundërshtarit. Bakayoko zhbllokoi sfidën pa u mbushur gjysmë ore lojë, për të dyfishuar shifrat në fundin e pjesës së parë, në të dyja rastet u shërbye nga Gruda. Kur të gjithë mendonin fundn e pjesës së parë, Fernando gjen kohën për të treguar klasin e tij duke shënuar golin e tretë.

Në pjesën e dytë, pas ndryshimeve të bëra dhe lojës disi më mbrojtëse të skuadrës së Egnatias, Elbasani gjen forcat për të sulmuar, duke krijuar disa raste shënimi, por pa saktësinë e duhur, në një moment ndalet edhe nga shtylla.

Nga ana jetër, skuadra rrogozhinase arrin të fitojë një 11-metërsh, i cili u kthye në gol nga Aleksi, për të mbyllur të gjitha llogaritë me një fitore 4-0.

Me këtë sukses, Egnatia ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vend të dytë, aq sa Vllaznia e vendit të parë apo dhe Elbasani i vendit të tretë. Dinamo në vend të katër ka 27 pikë. Një garë mjaft interesante drejt titullit kampion.

Teilen: