Egnatia e mbyll vititn 2024 me trofeun e parë sezonal. Skuadra rrogozhinase triumfoi 2-0 ndaj Kukësit në ‘Arena Kombëtare’ në finalen e Superkupës pak më shumë se gjashtë muaj nga triumfi në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë.
Për herë të parë në histori, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova bën të sajën edhe Superkupën brenda një viti, që për këtë ekip do të mbetet gjatë në kujtesë.
Përballë një kundërshtari modest dhe që luan një kategori më poshtë, Egnatia realizoi nga një gol në çdo pjesë.
Në fraksionin e parë e shtyu topin në rrjetë Ujka, ndërsa pesë minuta para fundit të kohës së rregullt realizoi golin e rezultatit përfundimtar 2-0 Bakayoko.
Nuk mund të bënte më shumë Kukësi, ekip që la lënë shenjë prej me shumë se një dekade në futbollin shqiptar, por që pas problemeve në drejtim ka zbritur një kategori më poshtë.