• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Egnatia me pikë të plota, mund edhe Laçin

25/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

EGNATIA-LAÇI 2-1

Shënues: Joel 20’, Fangaj 67’/ Bocka 73’

Mbyllet sfida, Egnatia siguron fitoren 2-1

82’ – Gol i anuluar për Egnatian për një pozicion jashtë loje.

80’ – Edhe njëherë Bocka për Laçin, një mundësi e artë, por gjuajtja e tij ka përfunduar mbi traversë.

73’ – Laçi ngushton shifrat në “Arena Egnatia”, është Bocka që ka shkarkuar të djathtën e tij për të mposhtur portierin Dobjani.   

70’ – Rrogozhinasit pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësit të Laçit, por Emanuela Rusta bën shenjë që loja të vazhdojë.  

67’ – Egnatia ka dyfishuar shifrat, është Fangaj që pas një aksioni të gjatë ka firmosur për 2-0

64’ – Edison Ndreca tenton nga një goditje dënimi, por është shumë qëndrore, pa probleme për portierin Dajsinani.

53’ – Joel shfaqet rrezikshëm në zonën kurbinase, por gjuajtja e tij me kokë është e gabuar.

 …Nis pjesa e dytë

Egnatia-Laçi 1-0, mbyllet pjesa e parë…

43’ – Opeh bie në zonën e rrogozhinasve, kurbinasit kërkojnë 11-metërsh, por nuk është e këtij mendimi gjyqtarja e ndeshjes, Emanuela Rusta.

33’ – Rrogozhinasit shfaqen edhe njëherë rrezikshëm, Zejnullai tenton me një goditje të bukur, por Dajsinani tregohet i gatshëm për të evituar rrezikun.

30’ – Laçi përpiqet të reagojë, por prapavija e rrogozhinasve është e kujdesshme në çdo rast të krijuar.

20 – Gooooooool. Joel brenda zonës godet në një pozicion të vështirë dhe e dërgon topin në rrjetë, 1-0 për Egnatian.    

17’ – Edhe njëherë Vuthaj, lëvizje e zgjuar dhe goditje, por… finalizmimi mbetet përsëri në kornizën e rasteve të humbura.    

14’ – Një tjetër mundësi e humbur për Egnatian, është Vuthaj që nuk arrin të gjejë kuadratin me një gjuajtje me kokë.   

12’- Joel humbet një mundësi të artë për të kaluar rrogozhinasit në avantazh, goditja e tij me kokë është e gabuar.  

7- Egnatia jep sinjalin e parë të rrezikshëm në zonën kurbinase, lëvizje e bukur e Zejnullait, por në momentin e fundit ka larguar mbrojtja.

Ka nisur sfida në “Arena Egnatia”…

Ka nisur sfida mes Egnatias dhe Laçit, e cila vjen drejtpërdrejt dhe pa pagesë në ekranin e RTSH Sport. Vendasit, pas suksesit 2-0  në javën e parë me Dinamon, janë në kërkim të fitores së dytë radhazi. Ndërkohë, Laçi vjen pas barazimit 0-0 me Tiranën.

EGNATIA: Dobjani, Alijev, Aleksi, Vuthaj, Lushkja, Malota, Zhoel, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Fangaj

Trajner: Edlir Tetova

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Opeh, Da Silva

Trajner: Armando Cungu

 

Next Post

VIDEO/ Liverpuli merr fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë, Çelsi triumfon me rezultat të thellë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.