• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Egnatia mposht Erzenin dhe vazhdon marshimin në krye

04/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia ka vazhduar të marshojë në kreun e renditje teksa ka mundur me shifrat 1-0 Erzenin në ndeshjen që hapi javën e 12-të të Superiores.

Por nuk ka qenë një fitore e thjeshtë e rrogozhinasve, të cilët janë përballur me një ekip që u krijoi probleme deri në fundin e sfidës.

Pjesa e parë la shumë për të dëshiruar nga dy skuadra ndërsa në të dytën ishte ekipi i Egnatias që gjeti shpejt golin e avantazhit me anë të Zejnullait për të vendosur ndeshjen nën kontroll.

Shijakasit provuan që të barazonin, por nuk kishin forcën goditëse për të shqetësuar shpesh Sherrin, ndërsa ndeshja u ndez në fund nga një karton i kuq i Fangajt që soli edhe vonesa për shkak të problemeve teknike me VAR-in.

Erzeni u hodh i gjithi në sulm në minutat shtesë të sfidës, në kërkim të barazimit, teksa e mbylli sfidën mes protestave për një prekje të topit me dorë në zonën rrogozhinase.

Por ajo nuk u mor në konsideratë nga kryesorja Rusta e cila vërshëlleu për fundin e sfidës pas 14 minutave shtesë.

Next Post

Girona e pandalshme në La Liga, triumfon me “poker” në transfertën e Osasuna

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.