• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Egnatia mposhtet nga Teuta dhe rrëshqet në vendin e katërt, Bylisi i merr pikë Skënderbeut në Korçë

15/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia rreshket në vendin e katër në përfundim të javës së 18-të të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi u kthyen pa pikë nga transferta e Durrësit, pasi u mposhtën 2-1 në “Niko Dovana” në Teuta vendase.

Golin e vetëm të pjesës së parë të këtij takimi e shënoi mesfushori 21-vjeçar Muço Boçi që në minutën e katërt.

Teuta e dyshifoi epërsinë në minutën e 74-t me Tomën, por në të 81-tën Bakayoko rihapi ndeshjen.

Skënderbeu humbi një mundësi të artë për të parakaluar Bylisin në renditje në atë që mund të konsiderohet përplasja e mbijetesës, pasi të dyja skuadrat mbyllin klasifikimin e përgjithshëm.

Edhe pse ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka shënoi dy herë në fillim të çdo pjese me Rashicën dhe Charles, nuk qe i aftë për ta administruar lojën.

Ballshiotët shkurtuan shumë shejt diferencën në 2-1 me Përgjonin, ndërsa në të 82-të gjetën edhe golin e barazimit me Berkon.

Pas javës së 18-të, Skënderbeu mbetet i fundit me 15 pikë, ndërsa Bylisi është sërish në zonën e ftohtë me vetëm dy pikë më shumë se korçarët.

Image

Next Post

VIDEO Zhgënjen Dortmundi, Hoffenheimi i heq dy pikë në shtesë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.