• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Egnatia niset të shtunën drejt Italisë

11/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2023-2024.

Fanella e parë, që është dhe karakteristike e klubit, jeshile me të zezë, kurse e dyta, e cila do të përdoret në transfertë, është e kuqe me kuadrata të bardhë, që në fakt ngjan si ajo e Kroacisë.

Duamena dhe Malota kanë bërë dhe prezantimin e fanellave të Egnatias, kurse presidenti Agim Demrozi tregon se erdhi kjo miqësore luksi me Interin.

“Kemi dashamirësit tanë, që na ndjekin edhe atje. Kemi miq të sportit, shumë miq të sportit që na dhanë mbështetje dhe do të na mbështesin gjithmonë”, thotë Demrozi në prag të sfidës me Interin.

Por a mundet që një ditë Interi të kthejë vizitën në Shqipëri dhe të rrisë bashkëpunimin me Egnatian?

“Mai dire mai, thonë italianët. Nuk i dihet edhe mund të vijë”, shpjegon presidenti i Klubit të Futbollit Egnatia.

Evis Karaj, përfaqësuesi i Spitalit “Amavita”, është një ndër sponsorët e Egnatias, ndërsa tanimë është rritur dhe buxheti financiar i rrogozhinasve. Ja pse mbështet Egnatian dhe presidentin Demrozi

“Faktikisht ne nuk e prisnim.

Por kjo historia e Egnatias tonë është si një film i bukur sepse nuk e priste kush që Egnatia të arrinte maja kaq të larta. Megjithëse presidenti e di dhe brenda tij e kishte këtë vizion, por ishte një surprizë e këndëshme“, nënvizon Evis Karaj.

Egnatia niset të shtunën drejt Italisë, atje ku të dielën në Ferrara do të luajë me Interin, dhe më pas kthehet të hënën në Rrogozhinë për të vijuar përgatitjet.

Next Post

VIDEO/ Dopieta në pjesën e parë nuk e kënaq Guardiolën, trajneri shfaqet i nervozuar me Halandin! Shikoni si e shtyn me dorë kamerën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.