Egnatia ka pasuruar ekipin me një tjetër talent. Kampionët në fuqi kanë zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për Mohammed Yahaya, i cili aktivizohet si sulmues dhe ka origjinë nga Gana. Yahaya vendosi që të mbyllte aventurën e tij në vendlindje me ekipin e Açra Lions, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.
Prezantimi i sulmuesit u bë sot nga presidenti Demrozi.