Sunday, 8. March 2026
Sport

Egnatia përgatitet për Europën

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Egnatia arriti të marrë një kualifikim historik për në Ligën e Konferencës për herë të parë në histori, ndërkohë që do të përballet me skuadrën e Ararat Armenisë në turin e parë eliminator. Pas një sezoni mjaft pozitiv ku rrogozhinasit fituan edhe Kupën e Shqipërisë.

Për Europën, rrogozhinasit kanë nisur edhe merkaton dhe kanë gjetur akordin me një sulmues mjaft potent.

Sipas “futbolinfo.az”, Vusal Isgandarli do të jetë futbollisti më i ri i Egnatias duke qenë se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin në Superiore.

Isgandarli ka vlerën në treg prej 400 mijë eurosh dhe sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Sumqajit në Azerbajxhan, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur edhe me ekipe si Keshla, Zira apo edhe Ankara Keçiorenguçu.

Teilen: