• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Egnatia përmbys Laçin

20/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia përmbys Laçin dhe fiton në transfertë me rezultatin 2-1, duke i dhënë fund ecurisë pozitive të kurbinasve që vinin pas dy fitoresh radhazi. Kurbinasit ishin ata që kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë kur pas zhvillimeve të një këndoreje, William Cordeiro i parapriu mbrojtësve rrogozhinas dhe shkundi rrjetën e Dabjanit.

Gjithsesi, në fraksionin e dytë, miqtë zbritën me një tjetër ritëm dhe ia dolën që brenda shtatë minutash të shënonin dy gola. Fillimisht ai që barazoi në të 62-tën ishte Montenegro ndërsa në të 69-tën, realizoi një gol mjaft të bukur Ibrahimoglu.

Në vijim, vendasit provuan që të merrnin të paktën një pikë nga kjo sfidë, por nuk ia dolën me Egnatian që rezistoi deri në fund dhe mori një trepikësh që e mban në vend të parë me 60 pikë, e që afron edhe më shumë me sigurimin matematikor me një vend në “Final Four”.

Nga ana tjetër, Laçi mbetet në vendin e shtatë me 38 pikë duke mbeteur e përfshirë në garën e mbijetesës.

Next Post

Leipzig me pikë të plota, përforcon vendin e katërt 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.