Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka komentuar për Emisionin “Super Gol” në RTSH fitoren 4-0 të arritur në “Air Albania” përballë Elbasanit.
“Fitorja 4-0 është e ekzagjëruar. Ishim përgatitur për të luftuar në këtë ndeshjes. Na duhej fitorja, u munduam të bënim mirë. Çdo gjë i përket djemëve në fushë”.
“Duke parë avantazhet dhe disavantazhet e kundërshtarit, morëm masat, deri tek format e daljes. Duke parë Elbasanin me forcën dhe tranzicionin e shpejtë, u munduam t’i mbyllnim burimin nga furnizoshin dhe pastaj ta kishim më të thjeshtë për të ndërtuar”.
“Mund të thoni çfarë të doni për fitoren e sotme. Duhet të jemi pragmatistë dhe të vlerësojmë ndeshjen e radhës. Në fund fare s’kemi bërë asgjë, duhet të mendojmë për Vllazninë të gjejmë difektet e tyre të kemi dhe fatin me vete”.