Tuesday, 21. April 2026
Sport

Egnatia vazhdon të mbetet “macja e zezë” e Kukësit, rrogozhinasit fitojnë Kupën e Shqipërisë ndaj verilindorëve

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Egnatia ka fituar për edicionin e dytë radhazi Kupën e Shqipërisë.

Ashtu si një vit më parë, sukses në finale ka qenë me shifrat 1-0. Por këtë radhë kishte përballë Kukësin që synonte të mbyllte edicionin e rënies nga kategoria të paktën me një trofe.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 38-të, ku pas një aksioni perfekt, Ndreca dërgoi topin në rrjetë duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij.

Në pjesën e dytë, Kukësi gaboi edhe një penallti, me Tafas që priti penalltinë e Fernandos. Kështu, Egnatia vazhdon të mbetet “macja e zezë” e verilindorëve, duke i mposhtur përsëri këtë sezon./h.ll/abcnews.al

Teilen: