Egnatia pret në Rogozhinë ekipin e Vllazninë për të zhvilluar duelin e vlefshëm për javën e 13-të të Superiores. Ndeshja që do të mbahet në stadiumin “Arena Egnatia” dhe do të transmetohet direkt në RTSH Sport në orën 14:00. Në konferencën për shtyp trajneri i skuadrës vendase tha se “Vllaznia po kalon një moment të mirë. Sigurisht, ka një sulm që ka shënuar më shumë se të gjithë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe e kujdesshme. Fokusi kryesor është te ekipi im. Me Vllazninë është ndeshja e radhës. Sigurisht që është një kundërshtar direkt për pritshmëritë që kemi ne, por mendoj që të bëhet më e mira”.
Mes të tjerash Edlir Tetova pohoi se: “Gjendja e skuadrës është ë mirë, përveç Kasës, që vazhdon të vuajë dëmtimin e ndeshjes me Laçin. Por mendoj që grupi është drejt fokusit kryesor, i gjithë i bashkuar. Ç’është e vërteta gjatë këtyre javëve kemi pasur kurbë në lojë dhe rezultate. Shpresojmë që të gjejmë vazhdimësinë për këtë gjendje të mirë”.
Sa u përket tifozëve në stadium Tetova pranoi se skuadra kishte nevojë për praninë e tyre në stadium. “Mendoj se ne kemi nevojë për tifozët, si çdo ekip. Por një qytet i vogël siç jemi ne, të gjithë duhet të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën”, komentoi Tetova mbi këtë argument.