Ka ardhur edhe zyrtarizimi i Nevil Dedes si trajner i ri i Egnatias. Akordi ishte arritur më parë dhe tashmë trajneri kryeqytetas ka bërë edhe prezantimin në krye të kampionëve në fuqi.
“Një kapitull i ri fillon sot. Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta.
Mirë se erdhe dhe suksese në këtë sfidë të re!”, – shkruan klubi rrogozhinas në faqen zyrtare, ku poston edhe foto nga momenti I firmës mes presidentit Demrozi dhe trajnerit Dede.
Nevil Dede merr vendin e Edlir Tetovës së larguar ditën e diel. Ai do të debutojë në stolin rrogozhinas në ndeshjen e së mërkurës kundër Partizanit.