• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ekip “ëndrrash” për Galatasaray, “Luanët” e Stambollit forcojnë skuadrën me “yje” në sulm e mesfushë

18/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Që prej të hënës së 1 korrikut u kthye zyrtarish në një lojtar të lirë. Mesfushori francez, Andre Rabiot përfundoi kontratën e tij me Juventus, teksa ka lënë gjithçka pezull për një kontratë të re, me “Bardhezinjtë”, por në “pistë” janë edhe klube si Milan apo Manchester Untied, që janë të interesuar për shërbimet e 29-vjeçarit.

Megjithatë duket se e ardhmja e tij do të jetë larg ligave të mëdha, të paktën ky është lajmi më i fundit në mediat sportive turke, të cilat kanë raportuar përgjatë gjithë ditës së sotme, se “Verdhekuqtë” e Galatasaray kanë vendosur të plotësojnë dëshirat financiare të Rabiot dhe shumë shpejt mund të vijë akordi mes klubit dhe “yllit” francez.

Më tej, në raportimet e mediave turke thuhet se klubi është duke diskutuar detajet e fundit me lojtarin, në lidhje me kushtet personale të kontratës, për ta prezantuar atë si lojtarin e tyre më të ri e nëse ky akord do ta arrihej ky do të ishte transferimi i dytë i bujshëm, për “Luanët” e Stambollit, pasi fillimisht arritën akordin për një përforcim në sulm.

Mitchy Batshuayi është emri i ri në repartin ofensiv të kampionëve turq, me “bomberin” belg, i cili tashmë plotëson “trion” e ëndrrave në turqi, teksa do të luajë me skuadrën e Galatasaray, pas aventurave me Besiktas e Fenerbahce, ku te këta të fundit ka qenë një prej më të mirëve të ekipit, me plot 44 gola të shënuar në 75 përballje përgjatë 2 sezoneve. /i.m /abcnews.al

Next Post

Osimhen drejt Francës, sheiku i PSG hap “thesin” për “bomberin” nigerian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.