• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ekip pa dinjitet dhe struca, 15 vitet e përplasjes Murinjo-Juventus

30/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zhoze Murinjo sapo ka ardhur në Itali, është futbolli veror, por i ndezur menjëherë nga rivaliteti mes Interit dhe Juves. Pas humbjes ndaj Hamburgut, Klaudio Ranieri, trajneri i Juventusit tha:252

“Nuk ka pasoja psikologjike, mendoj të kundërtën e Murinjos. Nuk kam nevojë të fitoj për të qenë i sigurt për atë që bëj”. Përgjigja e portugezit ishte e menjëhershme: “Jam në Itali për të punuar, jo për të nisur një luftë fjalësh. Është e vërtetë, më duhet të fitoj për të qenë i sigurt për gjërat, prandaj kam fituar kaq shumë. Ranieri, nga ana tjetër, ka mentalitetin e dikujt që nuk ka nevojë të fitojë dhe në moshën pothuajse 70- vjeçare (në realitet trajneri aktual i Kaljarit ishte 57 vjeç në atë kohë) ai fitoi një Superkupë dhe një tjetër kupë të vogël. Ai është shumë i vjetër për të ndryshuar mentalitetin e tij”.

JUVE FITON FALË ARBITRAVE – Në mars të vitit 2009, pak muaj para se të fitonte titullin, u zhvillua konferenca e famshme e “zero titujve” dhe “prostitucionit mendor”. Interi vjen nga një barazim në përmbysje 3-3 me Romën e Spaletit në “San Siro”, plot polemika. “Megjithatë, nuk po flasim për Juventusin, i cili fitoi shumë pikë me gabime arbitrare, ndërsa ne fituam vetëm një ndeshje si kjo, në Siena. Nëse Ranieri është me Spaletin, unë jam në krah të të gjithë trajnerëve që humbën pikë ndaj Juventusit për shkak të gabimeve të arbitrare”. Këtu jemi në luftë të hapur, për të vazhduar sërish: “Zenga, Delneri dhe Prandeli kanë humbur tri pikë ndaj tyre dhe i them Marinos dhe Novelinos se fundjavën tjetër është më mirë të mos luajmë, ose ta bëjmë këtë me ekipin e dytë, sepse kushedi, ndonjë karton, ndonjë lojtar i lodhur apo i dëmtuar… Dhe ndoshta edhe ne duhet të luajmë me Primaverën, sepse po vjen dita e skandalit…”

I KUQI I SAKANIT – Është 5 dhjetor 2009 dhe Juve-Inter po zhvillohet në “Delle Alpi”. Bardhezinjtë fituan 2- 1, Murinjo u përjashtua pas vetëm njëzet minutash lojë nga gjyqtari Masimiliano Sakani pasi portugezi e kishte duartrokitur në mënyrë ironike për një goditje dënimi, nga e cila më pas do të lindte avantazhi i bardhezinjve. Gjithçka ndodh në fushë deri në fund, duke përfshirë një zënkë të madhe. Por edhe në tribuna, Mou nis shfaqjen e tij personale kundër botës së Juventusit.

JUVE PA DINJITET – Më 28 janar 2010 Juve dhe Interi u takuan përsëri në Kupën e Italisë, këtë herë në “San Siro”. Mou fiton 2-1, por kapet për një penallti që nuk u akordua në minutën e fundit për shkak të dorës së Felipe Melos: “Është turp. Nuk është Interi që e kërkon atë penallti, por futbolli në përgjithësi. Anësori ishte pak metra larg, e pabesueshme, luhej hendboll. Ankohet Juve për një pozicion jashtë loje? Duhet të jesh i sinqertë, përndryshe e humbet dinjitetin…”

MES STRUCAVE DHE ZONËS SË PENALLTISË – Në mars, gjatë një konference për shtyp, vijnë edhe dy sulme të drejtpërdrejta ndaj Juventusit. E para është kështu: “Nuk e kuptoj pse në futbollin italian të gjithë duhet të sillemi gjithmonë si ajo kafsha, emrin e së cilës nuk mund ta them në italisht, por që ul gjithmonë kokën. Ose ka koherencë ose nuk ka koherencë, ne duhet të vendosim. Por zonë 25 metra në Itali ka vetëm një të vetme…”

JUVE DËSHTIM NË “CHAMPIONS” – Gjatë aventurës së tij të dytë te Çelsi, Murinjo nuk harron Juventusin. Dhe ai kthehet për ta ngacmuar nga distanca, duke pasur parasysh rivalitetet e vjetra të përjetuara në stolin e zikaltërve. Juventusi, në fakt, sapo kishte rënë nga Liga e Kampioneve në Ligën e Europës, por Mou i shigjetoi ata nga distanca: “Nëse ata fitojnë Ligën e Europës nuk do të ishte një sukses i vërtetë, sepse Juventusi është një ekip që është ndërtuar për të fituar Ligën e Kampioneve jo Ligën e Europës”.

GJESTI I VESHËVE – Më pas rikthimi në Torino me Mançester Junajtidin në “Champions” në vitin 2018. Stadiumi i Juventusit fyen portugezin gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund të takimit, pas fitores 2-1 të Mançesterit, ai bën gjestin e tripletës për të kujtuar tifozët e Juventusit suksesin me zikaltrit, gjest të cilit më pas i shton edhe atë të veshëve, gati si për të thënë “nuk ju dëgjoj më”. Bonuçi e kritikon hapur, edhe Kielini mundohet ta qetësojë. Ai vazhdon sfidën e tij personale me njerëzit e Juventusit. “Kam ardhur këtu për të bërë punën time, por në vend të kësaj jam fyer gjatë gjithë 90 minutave”, ishte shpjegimi i tij në fund të ndeshjes.

PARIETO DHE TELEFONATA NGA JUVE – Është 19 shkurt 2022, Roma rikuperon ndeshjen në shtëpi kundër Veronës falë djaloshit Bov dhe Volpatos. Në fund Murinjo proteston për një shtesë të konsideruar shumë të shkurtër, në krahasim me humbjet e mëparshme kohore dhe përjashtohet për gjestin e telefonit ndaj Luka Pairetos, me një lexim buzësh të qartë: “Juventusu ju dërgoi”, duke iu referuar faktit se vëllai i arbitrit torinez punonte për klubin e Juventusit si nëpunës i tifozërisë. Juve dhe Roma në fakt po rivalizonin njëra-tjetrën për vendin e katërt.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Djimsiti fiton duelin e shqiptarëve kundër Ramadanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.