Fabio Kapelo, ish-lojtari dhe ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, ka folur për ndeshjen mes kuqezinjve dhe bardhezinjve, të planifikuar në ‘San Siro’ të shtunën e ardhshme më 23 nëntor në orën 18:00. Ekskluzivisht për ‘La Gazzetta dello Sport’ ai ka analizuar të dyja skuadrat.Çfarë do të thotë Milan-Juventus për ju?
Kanë kaluar edhe shumë vite, por nuk e di pse i kujtoj më mirë sfidat si lojtar. Si trajner, fitorja në vitin 2005, në krye të Juves, ishte gjithashtu e paharrueshme: asistimi në një roveshatë nga Del Piero dhe një goditje me kokë nga Trezege. Davidi nuk falte. Vlahoviç duhet të shikojë videot e francezit dhe Ibrës.
Pse pikërisht Dushani?
Ai lëviz shumë mirë në zonë dhe në disa aspekte i ngjan Trezegesë. Ai duhet të përmirësohet në lojën me ekipin dhe lëvizjet e Ibrahimovic janë si një manual për çdo sulmues. Vlahovic do të jetë një nga çelësat e sfidës Milan-Juventus.
Cili është më i rrezikuari mes Milanit dhe Juventusit?
Milani. Kushdo që del i mundur rrezikon të humbasë trenin e fundit për titullin. Kjo vlen për të gjithë, veçanërisht Fonsekën. Juventusi është ende i pamposhtur dhe nëse do të fitonte në ‘San Siro’ do të dërgonte një sinjal të fortë për të gjithë kampionatin. Për sa i përket skuadrës dhe përvojës, gjithsesi Interi mbetet favorit.
Si e gjykoni punën e trajnerëve të Juves e Milanit?
Janë ende dy skuadra në laborator. Skuadra e Fonsekës dukej se lulëzoi në ‘Bernabéu’, më pas bëri një hap prapa në Kaljari. Milani shënon shumë, por edhe pëson shumë. Ndërkohë Mota ka mbrojtjen më të mirë në Serie A dhe dalëngadalë po fillon të gjejë më shumë gola. Aq më tepër që pashë Juventusin më të mirë të sezonit kundër Torinos.
Sa i zemëruar do të ishte, po të ishte trajner i Milanit, për golat e pësuar në Kaljari?
Ndjesia është se mbrojtësit e Milanit e shikojnë shumë topin dhe më pak rivalin. Dhe në zonë, siç them gjithmonë, topi nuk futet nëse nuk ka kundërshtar që ta shtyjë.
Kush është më i mirë mes Leaos dhe Konseisaos? Pse të zgjedhim?
Njëri në secilin krahë, fundja janë portugezë shumë të ndryshëm. Lojtari i Juventusit nuk është i shpejtë, por ka cilësi dhe driblim dhe është gjithmonë i bezdisshëm. Leao ka pushtet absolut, por për momentin ai ka shfrytëzuar vetëm 75% të potencialit të tij pasi i mungon vazhdimësia.
Po mes Pulisiç dhe Jildiz?
Amerikani është më i gatshëm, por Jildiz është i talentuar dhe e ardhmja do të jetë e tij.
PANORAMASPORT.AL