Friday, 13. February 2026
Formula 1

Ekipi i Kosovës bllokohet në Aeroportin e Valencias pas përmbytjeve

GS 30/10/2024 1 Min. Lesezeit

Ekipet e autosporteve të Kosovës dhe Shqipërisë janë bllokuar në aeroportin e Valencias shkaku i përmbytjeve të mëdha.

Aeroporti atje sot u mbyll, ndërsa garuesit nga Kosova e Shqipëria kanë mbetur atje në kërkim të ndonjë alternative për t’u kthyer.

“Po, është e vërtetë. Kishin mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve.

Kanë pasur me u nis dje për me ardh në Kosovë, por kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Valencias”, tha një burim.

Teilen: