Saturday, 9. May 2026
Sport

Ekipi i Kosovës mbyll Festivalin Olimpik Evropian me një medalje

GS 26/07/2025 1 Min. Lesezeit

Ekipi olimpik i Kosovës për të rinj ka përfunduar garimin në Festivalin Olimpik Evropian të për Rinj (EYOF) Shkupi 2025.

Ekipi ynë fitoi një medalje të bronztë me xhudisten Enise Zijade, e cila u ngjit në podiumin e kategorisë -57 kg.

Veçohet edhe vendi i nëntë me atleten Erisë Avdullahu, e cila për pak nuk hyri në finale të 800 metrave.

Kosova në EYOF Shkupi 2025 u paraqit me 30 sportistë të nëntë sporteve të ndryshme.

Medalja e fituar është e dyta për ekipin tonë në gjashtë edicione të pjesëmarrjes në EYOF-a, pas medaljes së artë të atletit Muhamet Rmaadani të fituar në Baku 2019.

Teilen: