Nderim Nexhipi nuk është më drejtor sportiv i klubit turk, Manisa.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi nëpërmjet një njoftimi.
Në njoftim thuhet se palët me marrëveshje të dyanshme i kanë ndarë rrugët.
Ata kanë falenderuar Nexhipin për punën e bërë, ndërsa kanë bërë të ditur se shpejt do të emërojnë tjetër person në vend të tij në këtë pozitë.
Ish-drejtori i Ballkanit, në këtë ekip e ka transferuar Meriton Korenicën.
Në këtë skuadër luajnë edhe David Domgjoni dhe Jetmir Topalli.