Wednesday, 29. April 2026
Sport

Ekitike flet për kartonin e kuq: U kërkoj falje të gjithëve, nuk ishte një veprim i zgjuar

GS 30/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kundër Southamptonit në ndeshjen e Kupës së Ligës, Hugo Ekitike shënoi në minutën e 85-të, duke i dhënë fitoren Liverpulit. I mbingarkuar nga emocionet, sulmuesi francez hoqi fanellën për të festuar, një veprim që i solli atij një karton të kuq.

Në një intervistë, Ekitike kërkoi falje dhe premtoi se nuk do të bënte sërish të njëjtin gabim: “Nuk ishte një veprim i zgjuar. U trishtova duke parë djemtë nga shtëpia të shtunën (gjatë humbjes në Premier League ndaj Crystal Palace).

Siç thashë, u kërkoj falje të gjithëve, të gjithë shokëve të mi të ekipit. Nuk do të ndodhë përsëri. Tani le të vazhdojmë”, tha sulmuesi.

Teilen: