• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ekskluzive: Armend Thaqi pritet që në janar të transferohet në Turqi te Sivasspori

06/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi Armend Thaqi është një ndër futbollistët më cilësor që aktivizohet në futbollin e Kosovës.

30-vjeçari në vitet e fundit ka shkëlqyer në fanellën e Ballkanit në garat vendore dhe ato ndërkombëtare.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadra të ndryshme në Evropë.

Lajmi.net mëson ekskluzivisht se ai pritet që të transferohet në janar te skuadra e Superligës së Turqisë, Sivasspor.

Thaqi ka rënë në “radarët” e klubit turk që në edicionin e kaluar kur në grupet e Ligës së Konferencës e shënoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e zhvilluar në Turqi.

🌟Highlights in 2022🌟

🤯 Armend Thaqi @fcballkani vs. Sivasspor.🎯💯
#UECL | @kosovanfooty_EN | @FFK_KS pic.twitter.com/VIZZ5I9RMd

— UEFA.com DE (@UEFAcom_de) December 21, 2022

Armendi pëlqehet nga drejtuesit turk dhe tashmë interesimi nga ta nuk mungon, madje nuk ka munguar as në afatin kalimtar të verës.

Sivasspor pas xhiros së 14-të në elitën e futbollit turk ndodhet në pozitën e 13-të me 15 pikë të grumbulluara.

Pjesë e këtij ekipi është edhe futbollisti i mirënjohur shqiptar, Rei Manaj, i cili i ka shënuar tetë gola në të gjitha garat në këtë edicion.

Mbrojtësi i krahitur të djathtë (Thaqi) në karrierën e tij është grumbulluar disa herë është nga Përfaqësuesja e Kosovës, mirëpo është paraqitur vetëm në një ndeshje zyrtare.

Në vitin 2022, Thaqi është zgjedhur si futbollisti më i mirë i viti 2022 në Superligën e Kosovës gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Ballkani në Kosovë i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm.

Ai në karrierën e tij është aktivizuar edhe me ekipet FC Prishtina, SC Gjilani, KF Hajvalia dhe KEK-u. /Lajmi.net/

 

 

Next Post

Ish - sulmuesi: Quagliarella shante në dialektin napoletan!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.