• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ekskluzive: Bashkimi largon ish-lojtarin e NBA-së

06/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erdhi me bujë të madhe në basketbollin kosovar, por aventura e ish-lojtarit të NBA-së, Terrance Ferguson ishte shumë e shkurtër te skuadra e Bashkimit.

Burime të TËVË 1 brenda klubit nga Prizreni, kanë bërë të ditur se Bashkimi dhe Ferguson me marrëveshje të dyanshme kanë shkëputur kontratën.
Ferguson javën e shkuar iu bashkua ekipit të Bashkimit, ndërsa pati vetëm një paraqitje në elitën e basketbollit kosovar.

Në fakt, ai ka luajtur vetëm pak minuta në ndeshjen kundër Golden Eagle Yllit, në të cilën pati telashe shëndetësore. Ferguson gjatë ndeshjes është shtrirë në parket, ndërsa është dashur ndërhyrja e ekipeve mjekësore për ta larguar me barrelë nga palestra.

Ai u rikthye në bankën e Bashkimit por nuk u aktivizua, ndërsa një ditë më vonë ekipi prizrenas me anë të një njoftimi bëri të ditur se Ferguson ishte helmuar nga ushqimi.

Bashkimi e humbi ndeshjen nga Ylli me shifrat 81:70, ndërsa Ferguson për tetë minuta lojë në parket pati 1 kërcim, një asistim dhe dy topa të humbur.
Ferguson ka qenë pjesë e skuadrave Oklahoma City Thunder e Philadelphia në NBA, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Greqi, Poloni e Afrikë të Jugut.

Next Post

Murseli: Drita kundër të gjithëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.