Gjykata për Arbitrazh Sportiv CAS në Laussanne, e ka zyrtarizuar datën kur do të mbahet seanca dëgjimore në rastin Federata e Futbollit e Kosovës kundër FC Prishtinës.
Në listën e ngjarjeve në faqen zyrtare të Gjykatës, rasti FFK-FC Prishtina është caktuar të mbahet më 20 janar.

FC Prishtina kishte bërë ankesë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi nuk ishte licencuar nga FFK-ja për edicionin 2023/2024 të garave evropiane.
Klubi prishtinas megjithëse e kishte fituar Kupën e Kosovës dhe të drejtën të marrë pjesë në kualifikime të Ligës së Konferencës, nuk mundi të marrë pjesë dhe në vend të saj mori pjesë KF Dukagjini, për shkak të rankimit në tabelë.
Klubi prishtinas nuk e kishte pranuar këtë vendim dhe kishte vendosur të bënte ankesë në Këshillin për Arbitrazh Sportiv (KAS) pranë Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ky organ, në tetor të vitit 2024, vendosi se ankesa e Prishtinës kundër FFK-së ishte e bazuar. KAS-i ka e anuloj vendimin e 26 majit të vitit 2023, që nuk e licenconte Prishtinën.
FFK-ja kishte paralajmëruar padi dhe kallëzim penal ndaj KAS-it e po ashtu ka paralajmëruar se do të njoftojë edhe Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Llozanë për vendimin që ka marrë KAS-i i Kosovës.
Ky do të jetë rasti I parë në sportin e Kosovës, ku Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të vend ndërmjet dy subjekteve sportive në vend. Prishtina pretendon se është dëmtuar nga mungesa në garat evropiane dhe sipas zyrtarëve të klubit, do të kërkoj dëmshpërblim prej më shumë se 3 milionë eurosh.


